Nuk është kukull është modelja shqiptare kur ishte e vogël 

Ky fëmijë kaq i bukur është modelja më bukuroshe shqiptare, Arbenita Ismajli.

Arbenita e cila momentalisht ndodhet në Londër ka postuar në rrjetin social Instagram disa foto nga fëmijëria ku duket një kukull e vërtetë.

Duket sikur s’ka ndryshuar fare nga bukuroshja që është sot sidomos në pjesën e syve, që është tipari që nuk ndryshon kurrë përgjatë gjithë jetës tek njerëzit.

Në showbizin shqiptar Arbenita njihet si partnerja e Feros dhe si nëna e Ninës, modelen nga Maqedonia e krahasojnë shpeshherë edhe me modelen amerikane, Kendall Jenner./kryefjala