Web Analytics
BallinaNuk hyn në rend dite formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energji...

Nuk hyn në rend dite formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energji – opozita lëshon seancën e Kuvendit

Nuk ka kaluar mocioni procedural i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për futjen në rend dite në seancën e sotme, formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

Nga 108 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 33 prej tyre votuan pro këtij mocioni.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë fare në votim.

Pas kësaj Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ky mocion shtyhet për në seancën e radhës.

Menjëherë pas kësaj, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk do të marrin pjesë më në seanca të radhës të Kuvendit deri në formimin e këtij Komisioni.

“Opozitës ju mohua një e drejtë kushtetuese.

Grupi Parlamentar i LDK-së deri në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk do të marrë pjesë në asnjë votim.

Për këtë ne e lëshojmë seancën”, tha Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjithashtu tha se edhe PDK nuk do të merr pjesë në asnjë votim deri në formimin e këtij Komisioni.

“Ishte hera e parë që propozohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar.

U bë një veprim i dëmshëm nga mazhoranca me dëmtu frymën tonë parlamentare.

Na e mohuat një të drejtë tonë bazike.

Si grup parlamentar i PDK-së nuk do të marrim pjesë në votime të mëtutjeshme e as në seancë, përderisa ju abuzoni me një të drejtë tonë parlamentare”, tha Tahiri.

Seancën e ka lëshuar edhe Grupi Parlamentar i AAK-së.

“Është një gabim i pafalshëm mosvotimi i këtij komisioni.

Jemi të detyruar ta lëshojmë sallën.

Ky proces u bllokua pa kurrfarë nevoje”, tha shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit