“Nuk i marr burrin njeriu”, Roza Lati thumbon Bieta Sulon

Roza Lati ishte e ftuar ditën e djeshme te emisioni ExPuls i RTV Ora.

Gazetari Ronaldo Sharka i thotë se ajo ka pasur shumë përplasje si me Encën, Bietën, Aurela Hoxhën, sa u përmend emri i moderatores Bieta Sulo, Roza reagoi direkt.

“Shiko e pashë emisionin e Sulos kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin Snob, një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua po ne nuk është se jam marrim burrin njeriu, më vjen keq, jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty.”

Ronaldo më pas i thotë se nuk e beson të ketë pasur diçka personale pasi emisionit “Ftesë në 5” i interesojnë klikimet që i sjell Roza.

“Pikërisht e kam me screenshot nga gazetarët e saj që më tregonin se është hera e parë që në kaq pak orë ka kaq shumë klikime në YouTube.”

Kujtojmë se Roza ka qenë e ftuar te ‘Ftesë në 5’ në muajin Qershor ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: ”Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin, unë zvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë nuk vishem deri në grykë, me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr e kam trupin në formë pse mos ta bëj, o Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza.

Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet.

” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”

Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit”.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj… Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga walli ??????

Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)