Nuk i mbijetoi luftës me koronavirus, vdes 13-vjeçarja

Ministria e shëndetësisë e Panamasë konfirmoi të hënën vdekjen e një vajze 13-vjeçare për shkak të koronavirusit.

Sipas një deklarate nga ministria, vajza dhe një burrë 92 vjeç janë pacientët e fundit që vdesin nga virusi.

Panama ka raportuar të paktën 313 raste dhe tre vdekje si rezultat i shpërthimit të koronavirusit, sipas Universitetit Johns Hopkins.