“Nuk ka lidhje skizofrenia me ne”, Semi i thotë Fifit

Gjendja e Fifit po diskutohet akoma, Semi dhe Fifi patën një debat me njëra tjetrën rreth gjendjës së saj.

Semi mundohet ta bashkëndjej dhimbjen dhe thotë se ne nuk kemi lidhje me skizofrenin, ajo është sëmundje mendore, kurse ne kemi probleme emocionale.

Fifi tregon se do të filloj konsultat me një psikologe pasi të largohet nga BBV, ajo tregon që para dy viteve kishte filluar konsultime me një psikologe dhe i kishte ndihmuar shumë.

Gjatë bisedës së tyre Fifi shprehet se më janë akumuluar komentet negative, akuzat dhe gjithçka që i ka ndodhur asaj, teksa Semi i thotë se kështu si ty jam ndjer edhe unë më shumë se një muaj dhe se ka qenë duke përdorur ilaçe, por në hyrjen e BBV ajo nuk i përdor më./Blic/