Web Analytics
BallinaNuk ka marrëveshje, VV-ja nuk e dërgon mandatarin në Presidencë

Nuk ka marrëveshje, VV-ja nuk e dërgon mandatarin në Presidencë

Pas dy javësh që nga takimi i fundit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i janë kthyer sërish tavolinës së bisedimeve.

Nga takimi i paparalajmëruar e i cili ka zgjatur rreth tri orë, asnjëri nga liderët nuk kanë pranuar të shpalosin detaje, raporton KTV.

Derisa ishte duke u larguar nga Kuvendi i Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka qenë i hidhëruar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Para takimit me LDK-në, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj.

Pas mbledhjes, zyrtarët e Vetëvendosjes, nuk treguan nëse do të dërgojnë te Presidenti propozimin për mandatar, gjë për të cilën edhe ishin mbledhur për të diskutuar.

Megjithëkëtë, kryetari i saj, Albin Kurti, paralajmëroi se anëtarët e kryesisë së Vetëvendosjes, do të mblidhen sërish të mërkurën.

Po të mërkurën pritet edhe vazhdimi i takimit mes Kurtit e Mustafës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për herë të fundit janë takuar, më 24 dhjetor, dy ditë para konstituimit tëe Kuvendit.

Në atë takim ishte bërë i qartë dështimi i marrëveshjes mes palëve.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit