“Nuk kam bërë kurrë pushime”, Arilena Ara befason me deklaraten

Nëse shumica e të rinjve, pjesën më të madhe të kohës mendojnë për pushimet dhe kohën e lirë, Arilena Ara ka treguar se nuk është aspak e tillë.

Me një ambicie të madhe për punën dhe suksesin, ajo ka rrëfyer në “A Live Night” se nuk ia gjen kohën vetes për pushim dhe është e mendimit se në rini duhet shumë punë që pushimet të meritohen.

Këngëtarja tregoi se edhe në rastet kur i dashuri i saj i kërkonte te vizitonin një vend të bukur, ajo refuzonte diçka të tillë me argumentin se nuk janë lodhur mjaftueshëm që ti meritojnë ato pushime.

Arilena Ara: Mund t’ju duket e çuditshme por nuk kam bërë kurrë pushime në jetën time thoja me vete sa qejf është të ikësh me pushime, nuk kam pasur kohë në të gjitha llojet e dimensioneve, skam pasur dëshirë për të pasur kohë.

Kanë qenë vitet e mia të arta për të punuar që kur të kem një moshë ti meritoj ato pushime, të kem një arsye për çfarë të pushoj, se një fëmijë s’kishte për çfarë të pushonte.

Popi më thoshte të ikim dhe unë ia ktheja mbrapsht, i thoja duhet ti meritojmë ato pushime, s’jemi lodhur mjaftueshëm, në moshën 18 pata fatin të shëtisja në Europë në koncerte dhe kam vizituar vende të jashtëzakonshme, por kurrë nuk e kam marrë valixhen që të nisem për pushime, Edhe sot e kësaj dite nuk bëj.