“Nuk kam infektuar njeri në Përmet”, Florjan Binaj: Duan të hedhin baltë mbi mua

Aktori i humorit Florjan Binaj ka konfirimuar dy ditë më parë se është infektuar me koronavirus.

Aktori përmes një postimi në “Instagram”, ka treguar se për momentin nuk ka asnjë simptomë apo shqetësim

“Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19.

Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.

U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.

Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.

Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…”, ka shkruar Florjan Binaj.

Ndërsa ditën e sotmë është shpallur rasti i parë në qytetin e Përmetit me koronavirus dhe u tha se Florjani ka qenë personi që e ka infektuar.

Përmes një postimi tjetër në “Instastory”, ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë, nuk ka shkuar në asnjë party dhe nuk ka takuar asnjë person që nuk e njeh.

“Kjo është një lojë e shpifur, dashakeqe, e turpshme e bërë për të ulur dhe hedhur baltë mbi figurën time”, është shprehur aktori dhe ndër të tjera ai shton se ata që kanë sajuar këtë lajm do përballen në gjykatë.