Nuk kam thënë se hapja e shkollave do të ndodh me 4 maj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar lajmin se do të hapen shkollat më 4 maj.

Ai ka shpjeguar se nga data 4 maj do të dixhitalizohet arsimi në kryeqytet

“Nuk kam thënë se do rihapen shkollat me 4 maj.

Kam thënë ndryshim i madh po vjen për arsimin në Prishtinë me 4 maj.

Arsimi, qeverisja e shkollave, komunikimi po dixhitalizohet komplet.

Më shumë informata gjatë javës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndërkohë në një postim në Twitter, Ahmeti ka shkruar se do të nis një ndryshim i madh në arsim gjat kësaj jave në Komunën e Prishtinës.

Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës.

Prindërit, mësimdhënësit, menaxherët e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave dhe suksesit të nxënësve.

Planifikojmë të fillojmë më 4 maj”, ka shkruar ai.