Web Analytics
BallinaSHOWBIZNuk luante më herët këngët e Mozzik në ‘club’ por ja çfarë...

Nuk luante më herët këngët e Mozzik në ‘club’ por ja çfarë shpjegimi jep tanimë DJ Sardi

Dj Sardi ka qenë së fundmi i ftuar në programin “E Diell” ku ka folur një moment për një deklaratë që ka bërë më herët.

Ai gjatë një loje, theksoi se më herët ka thënë se nuk ka luajtur këngët e Mozzik në club pasi nuk i përshtateshin setit të tij.

Më tej, Sardi theksoi se më vonë ai ka lujtuar këngë të reperit dhe në fund shtoi se sipas tij, Mozzik është një nga tekstshkruesit më të mirë që ka Kosova.

“Në kohën kur unë jam pyetur, realisht nuk ka pasur një këngë të Mozzik që më hynte në punë në setin tim në lokal.

Më pas, ka bërë një këngë shumë të bukur që më ka ndihmuar me setin tim dhe që i kam vendosur.

Nuk ka qenë se nuk do luaja ndonjëherë këngët e Mozzik, por deri në atë moment, këngët e tij nuk më përshtateshin me setin tim për në club.

Gjithsesi i kërkoj falje, sepse Mozzik është një nga tekstshkruesit më të mirë që ka Kosova”, ka thënë Sardi.

Kujtojmë se Mozzik ka sjellë së fundmi projektin e tij muzikor “Të Dua”, që ka arritur të grumbullojë më shumë se 15 milionë klikime në kanalin e tij në “Youtube”.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit