Web Analytics
BallinaSHOWBIZ“Nuk më njohën”/ Këngëtarit të njohur i ndodh e papritura, policia i...

“Nuk më njohën”/ Këngëtarit të njohur i ndodh e papritura, policia i merr…

Dita e sotme nuk ka qenë edhe aq me fat për këngëtarin Bujar Qamili.

Ai është ndaluar nga policia rrugore dhe shkak ishte shpejtësia e lartë.

Dhe pse Bujari u “justifikua” se e kishte me nxitim pasi i duhej të kapte në kohë programin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, policët kanë vazhduar punën e tyre duke i marrë patentën dhe lejen e qarkullimit.

Pjesë nga biseda:

Aldo: Si është puna? Ta shikonit Bujarin pak më përpara ishte pak i mërzitur. O Bujar çfarë ka ndodhur kur erdhe?

Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli policia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë.

Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.

Bujar Qamili: I thash jam në emision te Klani, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.

Aldo: Si përfundim?

Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.

Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?

Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit