Deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj deputeti të Vetëvendosjes, Fisnik Ismailit.

Ai ka akuzuar Ismajlin se u ka shitur informacione shërbimit sekret serb.

Njeriu i preherit te Millosheviçit, Fisnik Ismajli, paska thane me nje reagim te ti, se “une paskam ba pare duke ua shite fotot e luftes, gazetave angleze”!

E paska pranu se kush kam qene ne lufte!

Nese une ju kam shite foto gazetave, e kam bere pare si gazetar, ti Fisnik ke ba pare tuj shite informacione Sherbimit sekret serb, sepse ke qene bash te pjesa e pergjimeve ne radiolidheje”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Zeka, përveç Ismajlit, akuza të rënda ka drejtuar edhe ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Zoti e vrafte Hashim Thaçin e Kadri Veselin, qe ju krijuan juve per me shkaterru LDK-ne, e Zoti e marrofte Rexhep Selimin, Glauk Konjufcen e Liburn Aliun, qe pranojne me hanger me nje grazhde me qiftin tande, e disa te tjereve!!!”, ka shkruar ndër tjera Zeka.

Ja postimi i plotë:

Paska leh Finik Ismajli

Njeriu i preherit te Millosheviçit, Fisnik Ismajli, paska thane me nje reagim te ti, se “une paskam ba pare duke ua shite fotot e luftes, gazetave angleze”!

E paska pranu se kush kam qene ne lufte!

Nese une ju kam shite foto gazetave, e kam bere pare si gazetar, ti Fisnik ke ba pare tuj shite informacione Sherbimit sekret serb, sepse ke qene bash te pjesa e pergjimeve ne radiolidheje.

Fisnik, del bre burr trego qysh Hashim Thaçi e Kadri Veseli, te kane dhane miliona euro te taxapagueseve te Kosoves, vetem per mi njollose njerezit qe jane kunder Millosheviçit, jaranit ma te ngushte te babait tande, Muharrem Ismajlit.

U bane si pule e lagte ate dite ne Parlament, kur Kadri Veseli ta permendi nje gja te tille, kur te tha se ke marre miliona nga PTK -ja!

Zoti e vrafte Hashim Thaçin e Kadri Veselin, qe ju krijuan juve per me shkaterru LDK-ne, e Zoti e marrofte Rexhep Selimin, Glauk Konjufcen e Liburn Aliun, qe pranojne me hanger me nje grazhde me qiftin tande, e disa te tjereve!!!

Kam me punu deri ne vdekje qe Kosova mu ba shtet i rendit, dhe ligjit.

Kam me punu deri ne fund qe shteti me mbrojte njeriun nga dhuna ne familje, ne rruge, ne qytet, ne studio televizive.

Ju e keni krijuar standartin e rrahjes ne Parlamen, jo une. Rexhep Selimi u rrahe me Bekim Haxhiun, jo une. Ju keni gjujte me shishe qelqi kryeministrin, midis parlamentit, jo une.

Ju i keni rrahe e gjujte me veze grate e ministrave, e Arbana Xharren, jo une.

Ju i keni rrahe, e i keni lendu fizikisht policine e Kosoves, jo une.

Ju keni thane qe keni me i terheqe zvarre policet, prokuroret e gjykatesit r Kosoves, jo une.

Ti ke fy nanat e personaliteteve publike, jo une. Une e kam fy nje kolege, po i kam kerku falje, dhe privatisht edhe publikisht.

Une nuk jam ndi mire per ate fyerje, qysh po ndihet mire partia jote per grushtimin e nje ordineri, ndaj meje.

Fis, ti nuk ke faj, as ata qe te kane votuar. Fajin e ka Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi qe te kane lartesuar kaqe shume.

Ish shefi i AKI se, Bashkim Smaka, me ka treguar se ky institucion ka listen e 133 vetave, qe me uniformen e UÇK se, kane punuar per Sherbimin Sekret te Serbise.

Mbase edhe ti figuron ne keto lista. Hashimi dhe Kadria, nuk kane publiku informacione te tilla, sepse atyre ju ka konvenu vetem me ju thirre neper podrume, edhe me ju shantazhu me gjana te tilla.

Po livadhise edhe naj dite. Une ne politike nuk kam hy per asgje tjeter, vetem per me kriju shtet, edhe me i tregu popullit, jo me llafe, po me fakte, se kush jeni ju.

Per punen time ne Koshare, flet çdo ushtar, çdo komandant.

Flet Rrustem Berisha, Hysen Berisha, Anton Çuni, Xhafer Gashi, e shume te tjere.

Flasim filmimet e mija, qe i ka e gjithe bota.