Web Analytics
BallinaSHOWBIZNuk ndalon me surpriza! Luana Vjollca e sjell një tjetër artiste ndërkombëtare...

Nuk ndalon me surpriza! Luana Vjollca e sjell një tjetër artiste ndërkombëtare ekskluzivisht në emisionin e saj

Emisioni “Zemër Luana” ka arritur të thyejë çdo rekord shikueshmërie në televizionet shqiptare, por duket se ky ritëm nuk do të ndalet.

Çdo herë emisioni ka sjellë risi jo vetëm në të ftuar, por me lojërat dhe ekskluzivitetet që sjell tek publiku.

Duket se dhe kjo e dielë do të jetë e tillë, teksa ështē zbuluar një nga të ftuarit e radhës.

Bëhet fjalë për artisten shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, Enisa, e cila është ndër më të klikuarat momentalisht.

Prania e artistes ndërkombëtare është zbuluar me anë të një komenti në rrjete sociale të saj, teksa edhe Luana nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke surprizuar kështu publikun.

“Ajo është një boss-e”-ka shkruar Enisa, teksa Luana i është përgjigjur “E pe edhe vetë si bëja”.

Tashmë publiku mezi pret episodin e sotem për të qënduar mbërthyer para televizionit Klan e për t’u argëtuar nën shoqërinë e “Zemër Luana”.

Shiko fotot:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit