“Nuk ndjehem fajtore”, opinionistja nuk bëhet pishman për atë që i tha Fifit

Pasi Fifi është qetësuar, ajo ka bërë gati valixhet për tu largua nga shtëpia e Big Brother VIP.

Por, Arbana ka vendosur ta qetësojë këngëtaren nga Kosova, duke e marrë atë tek dhoma e rrefimit për të biseduar me të.

Derisa po fliste bashkë me Arbanën, Fifi ka thënë se opinionistja Balina gjithmonë e kritikon atë dhe e thumbon.

Këtu ka ndërhyrë, Balina e cila ka thënë se ajo thjesht gjykon lojën e Fifit brenda shtëpisë.

Madje opinionistja u shpreh se ajo nuk ndjehet fajtore për atë që i tha Fifit.

“Nuk ndjehem fajtore Fifi për atë që të thash.

Më vjen keq për atë që të ndodhi, por nuk ndjehem në faj”, tha Balina.