Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDITAKTUALENuk ndodh vetëm në Kosovë edhe Princi Harry ankohet për të atin,...

Nuk ndodh vetëm në Kosovë edhe Princi Harry ankohet për të atin, thotë se u soll shumë keq me nusen e tij

Në intervistën e bujshme me Oprah Winfrey, princ Harry ka deklaruar se ndihet i dëshpëruar nga babai i tij Princi Charles dhe se nëna e tij e ndjerë Diana do të kishte qenë e zemëruar dhe e mërzitur me mënyrën se si familja mbretërore britanike e kishte trajtuar gruan e tij, Meghanin.

Harry tha se ai nuk do të ishte larguar nga familja mbretërore po të mos kishte qenë për Meghanin, sepse “unë isha i bllokuar por nuk e dija se isha i bllokuar”.

“Ndihem vërtet i zhgënjyer sepse ai ka kaluar diçka të ngjashme.

Ai e di se si është kjo dhimbje”– tha Harry për babanë e tij.

“Unë gjithmonë do ta dua atë, por më ka lënduar shumë.”

Ai tha gjithashtu se ka qenë familja e tij që i ka larguar atij financat.

“Familja ime më pr.eu financiarisht.

Por unë kam atë që nëna ime më la dhe pa atë nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë.”- tha Harry.

Mes të tjerash duka i Sussex-it tha se babai i tij Princi Charles, i cili është dhe trashëgimtari i fronit britanik, nuk i hapte më telefonatat e tij.

“Kam pasur tre biseda me gjyshen time dhe dy biseda me babanë tim para se ai të ndalonte marrjen e telefonatave të mia.

Dhe pastaj ai tha, a mund t’i shkruash të gjitha këto me shkrim”– tregon Harry./Express/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit