Këngëtarja Zaimina Vasjari për momentin është shtatzëna më seksi në estradë, shkruan InfoKosova.

Ajo gjithnjë është përfolur për linjat trupore të cilat nuk ka ngurruar asnjëherë t’i ekspozojë.

Këngëtarja jo shumë kohë më parë e ka konfirmuar lajmin se është në pritje të fëmijës së parë, madje ajo deklaroi që është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Meqë barku i këngëtares nuk ishte aq i fryrë ajo ngjalli dyshime rreth shtatzënisë, por fotografitë që shpërndanë shumë shpesh në rrjete sociale e vërtetuan çështjen e muajve.

Edhe pse shtatzëne, Zaimina nuk po ndalet së provokuari me imazhe të ‘nxehta’, së fundi ajo është shfaqur në natyrë me një fustan të gjatë elegant në të cilin vinte në pah gjoksin dhe këmbët.

Nga ajo që shihet në këtë fotografi, Zaimina është pa të brendshme dhe sutjena./InfoKosova/