Nuk po del dot në takim romantik me një djalë, çfarë po e pengon Ronela Hajatin

Ronela Hajati e ka mbajtur jetën e saj private gjithmonë larg vëmendjes mediatike, këngëtarja nuk ka preferuar të japë kurrë detaje, por me postimin e fundit ajo na tregoi se është gati të njohë dikë.

Por cila është arsyeja që Ronela nuk e ka ende dikë pranë vetes? Si duket janë angazhimet profesionale ato që nuk po ia lejojnë Ronelës krijimin e një lidhje të qëndrueshme romantike.

Ajo ka publikuar një foto në InstaStory ku ka shkruar se pasi ka bërë një make-up profesional, e vetmja gjë që i mungon është një takim, por ajo që e pengon është puna, ajo shton se i duhet të shkojë në studio për të punuar në projektin e radhës.

“Kam nevojë për një takim sonte, por jo! Do të shkoj në studio si gjithmonë.”-ka shkruar Ronela./iconstyle