Nuk po i pritet vera, 52 vjeçari bën plazh dhe noton në këto temperatura të ulëta në plazhet e Shqipërisë

Në një kohë kur të gjithë mbërthehemi deri në grykë me shall dhe pallto të trasha për t’i shpëtuar temperaturave të ftohta të janarit, ka edhe nga ata guximtarët që i drejtohen detit për të notuar.

Ky 52 vjeçar ka udhëtuar nga Fieri drejt brigjeve të Jonit në Vlorë, duke sfiduar motin e notuar i patrazuar nga kureshtarët por nuk i ka shpëtuar kamerës së Top-Channel.

Notari fierak të gjithë atyre që mund të thonë si është e mundur të notosh këtë fillim janari, u thotë mos bëni aspak hapi.

Gjithkush mund ta provojë.

E pas kësaj interviste për Top-Channel, fieraku ia nis nga e para duke notuar përsëri.