Nuk respektohet distanca sociale në qendrën e votimit në veriun e Mitrovicës

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Votimet janë lejuar të mbahen edhe në Kosovë, duke pasur mundësi të votojnë edhe qytetarët serbë që jetojnë këtu.

Për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim, vërehet një numër i madh i serbëve që ia kanë mësyer vendvotimeve.

Por, në ato vendvotime nuk shihet se po zbatohen masat që shërbejnë për tu mbrojtur nga përhapja e Covid-19.

Ndonëse janë lejuar nga Qeveria e Kosovës në kohë pandemie, aty nuk respektohet distanca sociale.

Fotografitë janë nga vendvotimi në shkollën e mesme teknike, në veri të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.