E shtunë, 12 Tetor, 2024
11.9 C
Pristina

Nuk u postua asgjë! Kush janë dy finalistët e Big Brother që u takuan ‘fshehurazi’?

Ronaldo Sharka, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku përpos të tjerave u ndal edhe te banorët e Big Brother VIP.

Gazetari u shpreh se disa prej tyre janë treguar “dembelë” duke mos e shfrytëzuar plotësisht vëmendjen që jep formati për të ruajtur ose shumëfishuar famën.

Mirëpo, gjatë bisedës u tha se disa banorë kanë zgjedhur që disa gjëra t’i lënë jashtë vëmendjes.

Gazetari Blendi Salaj zbuloi se ka pasur një takim mes dy finalistëve të këtij edicioni, për të cilin nuk është publikuar asgjë.

Neada Muçaj: Po mendoj tani me kë duhet të bënte foto Egla që ta mbante famën më gjatë?

Blendi Salaj: Me Julin. A e di që Egla dhe Juli janë takuar? Vetëm se s’ka pasur foto apo… është e vërtetë, Egla dhe Juli janë takuar me njëri-tjetrin, kaq mund të them. Foto s’kam.

Nga Rubrika