Kosova një ditë më parë ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhje këto që u vlerësuan demokratike.
Po ashtu, Policia e Kosovës vlerësoi se procesi zgjedhor ishte i qetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka procesuar nga 2,382 vendvotime 2,319 ose 97.36 për qind.
Nga këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 48.18 për qind të votave.
Pas Vetëvendosjes, vjen Partia Demokratike e Kosovës me 17.32 për qind, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.19 për qind të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr 7.4 për qind të votave , Lista Serbe 5.27, ndërsa Nisma Socialdemokrate 2.59.
Dalja në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ishte 45.56 për qind.
Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve preliminare, Albin Kurti nga LVV tha se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi./Kosovarja/