Web Analytics
BallinaNumri i madh i të hospitalizuarve me COVID, ShSKUK krijon hapësira shtesë...

Numri i madh i të hospitalizuarve me COVID, ShSKUK krijon hapësira shtesë për trajtimin e pacientëve

Numri i madh i të infektuarve me coronavirus që kërkojnë hospitalizim ka bërë që të krijohen hapësira shtesë për trajtimin e pacientëve.

Në njoftimin për media thuhet se menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve.

“Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II ( Mjekësisë Sportive), pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas raportit të punës për datën 31 gusht 2021, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1,259 pacientë.

Prej tyre, 1,061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1,060 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi.

Për shkak të numrit të madh të hospitalizuarve, drejtori i ShSKUK-së kishte thënë se kapacitetet për pranimin e pacientëve me COVID-19, janë në prag të limiteve.

Numri i madh i vi.ktimave dhe i të infektuarve me COVID, ka bërë që të ndërmerren masa shtesë.

Të hënën kanë hyrë në fuqi këto masa, ndër të cilat edhe ora policore. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit