Numri i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në të gjitha komunat e Kosovës (Tabela)

Nga 314 mostra të testuara, mbrëmë janë konfirmuar edhe 47 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 2 mijë e 216 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme 1 mijë e 69 persona janë shëruar, kurse 38 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Aktive me koronavirus në Kosovë janë edhe 1 mijë e 110 raste.

Numri i rasteve aktive me infeksion e ka kaluar atë të rasteve të shëruara.

Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 21 mijë e 831.

Sipas tabelës së siguruar nga Gazeta Sinjali, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus, e pasuar nga Vushtrria e Prizreni dhe në vendin e katërt Ferizaj.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë para disa ditësh ka publikuar edhe Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19 ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infektimit me COVID-19.

Me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthim të mundshëm të masave për kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Më poshtë gjeni statistikat për të gjitha komunat e Kosovës.