Numri i votave që kanë marrë secila parti deri tani

Në Kosovë fituesi i zgjedhjeve është bërë i ditur nga votat e rregullta, por procesi i plotë i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar.

Pas përfundimit të numërimit, ato certifikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Qendra e Numërimit të Votave, është duke vazhduar procesin me votat e ardhura nga diaspora, gjithashtu edhe ato me kusht.

Aktualisht, me votat e numëruara nga zgjedhjet e 14 Shkurtit, 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave,  Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind të votave, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave.

Lista Serbe ka 5.54 për qind dhe Nisma, 2.6 për qind.

Sipas kësaj përqindje, deri në këto momente Lëvizja Vetëvendosje numëron 378,550 vota.PDK-ja 137,722 vota, LDK-ja 103,507 vota, AAK-ja 58,743 vota, Lista Serbe 43,836 vota dhe Nisma 20,535 vota./Blic/