Nusja e Mendim Rugovës tregon si është të jesh pjesë e familjes së ish-presidentit

Blerina Kllokoqi Rugova është me profesion stiliste dhe ka veshur me krijimet e saj shumë vajza të showbizit, por ajo ndryshe njihet edhe si nusja e shtëpisë së presidentit Ibrahim Rugova.

Prej 12 vitesh Blerina gëzon martesë me djalin e tij, Mendim Rugovën.

“Thikë me dy tehe” kështu e cilësoi Blerina të qenit nuse në shtëpinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ajo u shpreh se mbiemri i bashkëshortit është një privilegj por mund të bëhet edhe pengesë.

“Është privilegj dhe kënaqësia më e madhe që këtë fat e kam pasur unë.

Të jem pjesë e një familje presidenciale.

Unë dhe motra ime, jemi dy motra për dy vëllezër, është thikë me dy tehe.

Shumicën e rasteve ndihesh krenare me punën tënde, por ka raste që duhet ta ndalosh veten me qëllime të caktuara që mos të dëmtosh imazhin e Presidentit.

Gjithçka lidhet me familjen”, u shpreh stilistja.