Web Analytics
BallinaObjekti i Postës së Kosovës përfshihet nga zjarri?

Objekti i Postës së Kosovës përfshihet nga zjarri?

Një pjesë e objektit të Postës së Kosovës është përfshirë nga zjarri.

Në medie është duke u raportuar se një pjesë e objektit kryesor të Postës së Kosovës është përfshirë nga flakët.

Mirëpo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për lajmi.net, se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për apo informatë për ndonjë intervenim.

“Deri tani nuk është pranuar ndonjë informatë për ndonjë reagim të Policisë në ndonjë rast zjarri”, ka treguar Hoxha.

Sipas tij, mbase një kërkesë e tillë është bërë te zjarrfikësit apo shërbimet e tjera kompetente emergjente.

Rrjetet Sociale

630,821FansaPëlqeje
28,187NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit