Obligohen bizneset private të bëjnë dezinfektimin e objekteve

Suhareka ka marrë vendimin, që të obligohen të gjitha firmat-bizneset të bëjnë dezinfektimin e hapësirave para dhe përreth objekteve, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

Një vendim i tillë do të duhej të merrej në të gjitha komunat e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Sapo kam lëshuar urdhëresen, e cila i obligon të gjitha firmat-bizneset të bëjnë dezinfektimin e hapësirave para dhe përreth objekteve, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

Natyrisht për të vepruar në përputhje me situatën e krijuar, që të jemi sa më vigjilentë përballë saj”, shkruan kryetari Muharremaj në njoftim.