OBSh-ja i paralajmëron të rinjtë: Nuk jeni të pamposhtshëm nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se të rinjtë nuk janë imunë ndaj koronavirusit dhe duhet të mbajnë distancë sociale e të mos kenë kontakte me personat e moshuar, të cilët janë më të rrez.ikuar.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se zgjedhja e bërë nga të rinjtë mund të jetë dallimi mes jetës dhe vdekjes për dikënd tjetër.

Deklarata e shefit të OBSh-së erdhi pas raportimeve se të rinjtë në shumë vende nuk po i marrin seriozisht paralajmërimet e mjekëve për shkak të faktit se të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj virusit.

Ndryshe, mbi 11 mijë njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 277 mijë janë infektuar me koronavirus në mbarë botën.

Në shumicën e shteteve, viktimat janë kryesisht mbi moshën 60-vjeçare dhe persona që kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Gjendja më e rëndë tash për tash është në Itali.

Vetëm të premten, atje u regjistruan 627 vde.kje të reja, duke e çuar në 4032 numrin e përgjithshëm të viktimave.