“Oj e shkretë” eskalon debati mes Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kohës sa mori fjalën në foltoren e Kuvendit e ndërpreu fjalimin duke i thënë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, të mos e quaj “e shkretë”.

Duket se kryeministri i Kosovës ka thënë diçka ku thuhej shprehja “E shkreta”.

Kjo për shkak se vet Hoti nuk e mohoi, por tha se nuk e kishte me Osmanin.

“Zoti kryeministër, mos më quaj mua e shkreta.

Mos lësho fjalë të tilla se është e padinjitetshme”, është shprehur Osmani.

“Nuk e kisha me juve”, i ka thënë Hoti kryeparlamentares po aty.

Ndërkohë që pas fjalimit të Osmanit, Hoti doli në foltore dhe tha se “Për keqkuptimin tonë në foltore, ta dini se unë e them hapur çfarëdo qoftë pa e thënë në asnjë formë tjetër”, ka thënë Hoti.

Tutje, Osmani tha se një gjuhë e tillë përdorej në kohën kur kryeministër ishte presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi.

“Një gjë e tillë bëhej nga ish-kryeministri Thaçi sa herë diskutohej për dialogun”, përfundoi Osmani.

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1232860547054162/?t=0