“Oj Kosovë…’, këngëtari i njohur kosovar dënohet nga Policia për një arsye tu çuditshme

Këngëtari Neki Emra ka treguar se dje është dënuar nga Policia e Kosovës për siç ka thënë, përdorim të navigacionit në telefon, shkruan Express.

Emra ka thënë se ka përdorur navigacionin në telefon derisa ka vozitur në shmë shtete të botës, por se kurrë nuk është dënuar.

“Dje policia me denoj per perdorim te navigacionit ne telefon(google maps).

Kam shetit Ameriken, Evropen, Angline e shume e shume vende neper bote.

Taxi, Uber, Lyft e njerezit e njofshem qe me kane vozitur, duke me perfshire edhe mua qe kam vozitur gjysmen e Evropes, kane perdorur google maps ne telefon per adresa dhe orientim.

Oj Kosove o nana ime!”, ka shkruar Emra./Express/