“Oki” ka një kërkesë për Albin Kurtin

Aktori dhe moderatori, Fatmir Spahiu, i ka bërë një kërkesë kryeministrit Albin Kurti, që të mobilizojë vendin kundër virusit vd.ek.je.pr.urës.

Ai në një postim ka thënë se situata është alarmante dhe kërkon syqeltësi.

Sipas tij, Kosova duhet të furnizohet me maska, dezinfektues dhe mjete të tjera të mbrojtjes.

Postimi i plotë:

Kryeministër Albin Kurti, Bota eshte ka mobilizohet kundër coronavirusit.

Qytetaret e vendeve te rajonit po furnizohen nga qeverite perkatese me maska, dezinfektues dhe mjete tjera te mbrojtjes.

Situata eshte alarmante dhe kerkon syqeltesi.

Deri sa mediat tona te fillojne te meren me edukim lidhur me kete teme, ju ftoj ta ndiqni CNN-in dhe te merni informacionin e nevojshem se si te mbrohemi.

Nje zyrare e larte e Organizates Boterore te Shendetesise sot ne nje lidhje te drejtperdrejte tha qe “Angazhimi i secilit indivit ne glob eshte i obligueshem”.