Olsa Muhameti do ta zbulojë skandalin e radhës për Tean?

Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ishte së fundmi e ftuar në “Top Albania Radio”.

Ajo foli gjerë e gjatë për ngjarjen Tea-Beart.

Olsa deklaroi se fjalët që janë thënë nga Tea dhe Andi, se si produksioni i ka detyruar për të gjitha, nuk janë të vërteta.

Ajo tha se ka pasur dijeni që Tea dhe Bearti ishin miq, por jo që ishin në një lidhje.

“Kisha dijeni që ata njihen, por jo se janë në një marrëdhënie.

Kur mu tha në mes të janarit se janë në një lidhje kërkova fakte, ashtu siç kërkova për Andin dhe Melisën.

Unë kam disa fakte që s’i kam bërë publike sepse s’doja të dëmtoja Tean. 

Nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj dhe t’u shtoja peshën”, tha Olsa./Express/