Olsa Muhameti jep lajmin/ Ja kur do të përfundojë sezoni i “Për’puthen”

Autorja e programit të dashurisë, “Për’puthen”, Olsa Muhameti ka hapur një pyetësor në llogarinë e saj në Instastory, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta nga ndjekësit.

Sigurisht që shumica e pyetjeve ishte për emisionin, i cili po thyen çdo rekord të shikueshmërisë.

Ajo ka lajmëruar se kur do të jetë episodi i fundit i këtij programi, “Kur do mbaroj” ishte pyetja.

“E shtuna eshte Prime i fundit.. Por ditorja vazhdon edhe per te pakten 1 muaj”, u përgjigj ajo./Indeksonline/