Ndodh shpesh që njerëz të ekranit të nxjerrin konkluzione negative pastaj të flasin ëmbël, e sigurisht kësaj vorbulle nuk mund ti shpëtonte as Olsa Muhameti.
Rikujtojmë se teksa Donaldi u lidh me Beatrix Ramosaj brenda Big Brother ndër njerëzit që komentuan situaten ishte edhe Olsa.
Asokohe ajo shkruante në Instagram: Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë”. Por duket se tani më që Bora u kthye sërish me të, edhe Olsa duhet të ndërrojë mendim.
Në foton e postuar nga Bora me Donaldin, Olsa shkruan; “Dashuria fiton mbi gjithçka”.