Në prag të fillimit të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, emocionet dhe pritshmëritë po rriten çdo ditë.
Olsa Muhameti, autorja e këtij reality show të njohur, ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga ambientet e shtëpisë, duke ofruar një shikim ekskluziv në përgatitjet e fundit për këtë spektakël të pritur nga publiku.
Sipas burimeve, pak javë na ndajnë nga zbulimi i datës për hapjen e dyerve të kësaj shtëpie të madhe, dhe emrat e shumë personazheve të njohur publikë po qarkullojnë me shpejtësi në mediat rozë.
Ajo që është e sigurt është se këtë vit, “Big Brother VIP Kosova” premton të sjellë përmbajtje emocionuese dhe surpriza të reja për të gjithë adhuruesit e formatit.
Olsa ka shprehur entuziazmin e saj në lidhje me këtë edicion të ri, duke konfirmuar se “Big Brother VIP Kosova 3 po vjen”. Ajo ka theksuar se çdo detaj është duke u punuar me përkushtim për të siguruar që spektakli të jetë më i mirë se kurrë më parë. Ndërkohë, ndjekësit janë të emocionuar për të parë se cilët do të jenë banorët e rinj dhe çfarë dinamike do të krijohet mes tyre.
Shiko videon: