Olta Gixhari përmallohet për ditët e verës

Olta Gixhari ka pak ditë që ka konfirmuar shtatzëninë, ndërsa solli edhe fotografitë e para me barkun e rrumbullakosur.

Ajo ka deklaruar se edhe gjatë këtyre muajve nuk do t’i ndalë imazhet joshëse dhe ashtu veproi, vetëm se kësaj radhe me foto të arkivës.

Aktorja publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me kostum të bardhë dhe me flokë të bëra gërsheta.

Olta tregoi se kjo fotografi është shkrepur në Spanjë gjatë verës së vitit 2019 dhe dukej shumë tërheqëse.

Olta Gixhari po qëndron në Spanjë bashkë me partnerin e saj, i cili ende mbetet anonim për publikun.