Olta Gixhari rrëfen kushtet për një skenë “pa rroba”

Aktorja Olta Gixhari ka folur së fundmi për kushtet e saj për të bërë një skenë “topless”.

E ftuar në emisionin “Siluetë”, Olta u shpreh se për të dalë e pa rroba në një skenë filmike, do të kërkonte një pagesë të majme, si dhe nëse nuk do të kishte kontakt me audiencën e gjerë.

“Po të jeni aktor do ta kuptoni sa qesharake është ta mendosh të zhvishesh, apo jo?

Ne e kemi vënë në dyshim se gjykuesit janë aq të shumtë sa fillojnë e ndikojnë.

Do të të thotë dy fjalë babi, mami, burri.

Jemi vend shumë i vogël.

Do bëja një skenë më të guximshme nëse pagesa do të ishte e kënaqshme, por edhe nëse do të kisha një vilë me 18 shërbëtorë.

Në mënyrë që publiku që më sheh duke bërë atë skenën, mos të më shohë pastaj duke blerë bukën, se e blej”, – tha Gixhari.