‘One direction’ drejt ri-bashkimit?

Ribashkimi i bendit mund të ndodh më herët se që e kemi menduar.

Në këto kohë mjaft të errëta, simpatizuesit e ‘One Direction’ kanë gjetur një rreze drite: Djemtë e ‘1D’ po ndjekin të gjithë Zayn Malik në Twitter përsëri.

Fansat me sy të shqiponjës vunë re se Niall Horan, Liam Payne, Harry Styles dhe Louis Tomlinson si dhe llogaria zyrtare e ‘One Direction’ në Twitter të gjithë janë pjesë e 28.5 milion ndjekësve të Malik.

Nuk dihet saktësisht se kur anëtarët e bendit filluan ta ndjekin sërish të dashurin e Gigit, por kjo nuk është me rëndësi pasi fansat tanimë veçse kanë filluar festën. /Lajmi.net/