Operohet në zemër nëna e Ramush Haradinajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lajmëruar përmes një postimi se nëna e tij, Rukë Haradinaj është operuar në zemër.

Ajo ka bërë zgjerimin e arteries dhe e ka vendosur stendën.

Ish-kryeministri ka lajmëruar se nëna e tij tash është në gjendje stabile dhe se me sukses po e kalon këtë krizë./infoKosova

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore.

Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.

Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin.

Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti, Dr. Taibe Haziri dhe Dr. Violeta Hyseni, si dhe stafin teknik Hajdin Paçarizi, Besforta Mehmeti, Labinota Qorrolli si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës.

Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë.

RH