Web Analytics
BallinaOpozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë, të enjten seanca e re plenare e...

Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë, të enjten seanca e re plenare e Kuvendit

Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së 41 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për Themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë të shqyrtohet në një seancë tjetër.

Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën munguan deputetët e opozitës, ka thënë se shpreson që të kenë dakordim me deputetët e opozitës pasi arsyeja e bojkotit është pikërisht kërkesa për këtë komision.

Ajo po ashtu tregoi se seanca e re plenare do të mbahet të enjten, më 5 maj në orën 10:00.

“Seanca e re plenare do të mbahet ditën e enjte të javës që vjen në orën 10:00.

Në agjendën e seancës do të kemi gjithashtu votimin e dy kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtimin e dytë të projektligjit për mbrojtjen e konkurrencës, debat parlamentar për punën e qeverisë, etj.

Gjithashtu në mbledhje u shqyrtua dhe kërkesa me nënshkrimin e 41 deputetëve të LVV për Themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë.

Kërkova që të shtyhet shqyrtimi i saj për një seancë tjetër, në të cilën shpresoj që të kemi dakordim me partitë e opozitës, për të cilën është tema që ka bërë që opozita mos të jetë prezent në mbledhjen e komisionit”, ka thënë Kusari – Lila. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit