Opozita, duhet t’i përgjigjet kryeministrit, o duhet ta çojë vendin në zgjedhje të reja

Dy partitë e mëdha opozitare VV e PDK duhet t’i përgjigjen takimit të kryeministrit Avdullah Hotit pas ftesës që ai u bëri për sot në orën 12.00.

Kryeministri Hoti, ka kërkuar gjithashtu t’i drejtohet parlamentit të Kosovës me shpjegim dhe sqa rime rreth takimit me Vuçiqin për të folur rreth bisedimeve me Serbinë, nga takimi i fundit në Bruksel.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin, nuk po shihet se kanë disponimin t’i rezervojnë kryeminstrit seancë, në të cilën qytetarët e Kosovës do të mësojnë dhe kuptojnë më shumë detaje nga takimi me Vuçiqin rreth përmbajtjes tematike të takimit në Bruksel.

Qeveria Hoti ak tualisht me numrin e deputetëve që ka në dispozicion, është nën kuotën prej 61 numrash që duhet t’i ketë si minimum për të qëndruar në këmbë.

Me një gjendje të tillë fragjile, qeveria Hoti, nuk do të jetë e aftë ta votojë asnjë ligj në kuvend dhe nuk i ka numrat as për të qëndruar ,prandaj opozita, meqë nuk i shkon në takime të karakterit shtetëror kryeministrit, duhet ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Edhe ashtu në Kosovë kanë ndodhur shumë gjëra që lënë të kuptohet sigurtë, se Gjykata Speciale, do të sjell ndryshime në përberje të qeverisë, duke dhënë legjitimitet të plotë një strukture të re fituese politike, që do të del nga zgjedhjet e ardhme kurdo që ato mbahen.

PDK ka thënë pas formimit të qeverisë Hoti, se nuk do ta mbështesë qeverinë ak tuale, ashtu sikur është dekla ruar edhe VV,pas kalimit në opozitë.

Qeveria ak tuale, kështu si qëndrojnë punët sot,nuk do të ketë fuqi legjislative t’i kryejë punët e shtetit as në kalimin e ligjit për ndryshimin e buxhetit për përshtatje në kohë të pandemisë si ligje emergjente.

Me një gjendje të tillë qeveria Hoti rrezikon të bjerë për mungesë numrash.

Cilido subjekt politik në parlament, i cili mund të ngritë mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti, është e ditur, se do ta çojë në shtëpi qeverinë ak tuale, nëse nuk do të ndërhynin qendrat diplomatike, të cilat për hirë të bisedimeve me Serbinë, ta mbajnë gjallë një qeveri duke e ofruar aty me gjasë PDK-në .

Kosova nuk e ka komoditetin të mos i bashkëpunojë spektri politik as për gjerat madhore, nga të cilat varet direkt ecja para e Republikës së Kosovës. / Kosovarja /