Organizohet mësim falas për deputetët, ‘Le të mësojmë pak se boll doktoruam’

Nën moton ‘Le të mësojmë pak se boll doktoruam’ Lëvizja politike ka organizuar një aktivitet para Kuvendit të Kosovës të quajtur ‘Shkollë falas për deputetë’.

Para Kuvendit të Kosovës, në sheshin e Prishtinës po ofrohet mësim falas për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ky aktivitet është bazuar në ngjarjet e fundit që po ndodhin dhe po i shohin të gjithë populli në institucionin më të lartë të shtetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku deputetët kanë filluar të bëjnë gabime në lexim, madje disa kanë filluar edhe të recitojnë, ata kanë kërkuar që deputetët të jenë më serioz dhe mos të bëjnë hajgare me përgjegjësitë e tyre që kanë”, tha njëri nga aktivistët e kësaj Lëvizje.

Aty shihen të vendosura bankat, tabela dhe abetaret.