Web Analytics
BallinaSHOWBIZOri Nebiaj pranon zyrtarisht mandatin e deputetes dhe zevëndëson Grida Dumën

Ori Nebiaj pranon zyrtarisht mandatin e deputetes dhe zevëndëson Grida Dumën

Ori Nebiaj ka pranuar zyrtarisht mandatin e deputetes dhe ditën e nesërme do të dorëzojë formularin e pranimit të mandatit në KQZ.

“Unë sot e plotësova formularin dhe nesër e dorëzoj në KQZ, mandati është detyrim për mua, edhe pse rrethanat politike s’më favorizojnë unë në parlament jam për të gjithë ata që besuan tek unë me votën e tyre”, tha Ori Nebiaj për BW.

Ajo do të marrë vendin e ish-deputetes demokrate, Grida Duma, e cila la mandatin për t’ju future botës së televizionit.

Grida Duma do të moderojë emisionin “Top Story” që moderonte Sokol Balla në TCH. Po ashtu edhe Ori Nebiaj që do të marrë vendin e Dumës ka qenë më herët moderatore e një emisioni (PërPuthen) në të njëjtin television.

Një rrokadë e mirëfilltë ka ndodhur tashmë mes Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel. Kujtojmë se Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.

Por nga ana tjetër KQZ thotë se formulari nuk është depozituar ende në KQZ dhe sipas tyre, një fotografi që qarkulloi ishte pa firmë të Nebiajt, çka sipas tyre do të thotë se nuk është formulari i dalë prej tyre.

“Mirembrema! Duke marrë shkas nga pyetjet e shumë prej jush në lidhje me formularin e vetëdëklarimit te zj. Oriela Nebiaj, ju informoj se formulari nuk është depozituar ende ne KQZ.

Formulari i publikuar në media është pa firmë as të zj. Nebiaj, çka do të thotë nuk eshte formular i cili ka dalë nga KQZ. Në momentin që do të depozitohet zyrtarisht me KQZ, do tju vë në dijeni si gjithmonë.

Punë të mbarë!”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Megjithatë, Gazeta Panorama ka siguruar fotografitë e formularit të pranimit, të plotësuar nga deputetja, çka vërteton pranimin e mandatit nga Nebiaj./panorama

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit