Web Analytics
BallinaSHOWBIZOri Nebijaj përfundon rrugëtimin e saj në “Për’puthen”, moderatorja e emocionuar falëndëron...

Ori Nebijaj përfundon rrugëtimin e saj në “Për’puthen”, moderatorja e emocionuar falëndëron bashkëpuntorët dhe fansat

Ori Nebijaj ka përfunduar sot rrugëtimin e saj në Për’Puthen si mdoeratore e emisionit të dashurisë.

Prezantuesja ka rrëfyer emocionet e saj si dhe ka falënderuar ndjekësit që mbështetën dhe e gjykuan gjatë kohës që Ori ishte nën drejtimin e programit.

“Jam shumë e lumtur që po e lë Nedën në duar të sigurta. Unë dua të falënderoj të gjithë mbështetjen dhe komunikimin virtual që kam pasur nga ndjekësit e këtij emisioni ku shumë prej tyre e kanë nisur me paragjykim rrugëtimin tim në këtë emision por ja që të gjithë e shijuam, e bëmë, e pamë dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. Ju falënderoj nga zemra për komentet e mira, mbështetjen që më keni dhënë”,– u shpreh ajo.

Në rrjetet sociale ajo shkroi se do të marrë kohën e saj për të vënë në baraspeshë besimin që i dhanë me mijëra votues në zgjedhjet e 25 Prillit dhe marrëdhënies si dhe kontratës që ka me familjen e saj mediatike.

Kujtojmë se pas largimit të Grida Dumës nga mandati i deputetes, emri i cili u komentua më së shumti për t’i zënë vendin ishte i moderatores Ori Nebijaj.

Gjatë asokohe Ori bëri një deklaratë në rrjetet sociale ku shprehej se i duhej të merrte kohën e saj për të vënë në baraspeshë besimin që i dhanë me mijëra votues në zgjedhjet e 25 Prillit dhe marrëdhënies si dhe kontratës që ka me familjen e saj mediatike.

“Komunikim i rëndësishëm! (Kryesisht per mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë.

E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit cështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por pertej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkroi Ori Nebiaj./panorama

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit