Oriola Marashi tregon raportet me kunatin

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Madje, thuhet se ata po bashkëjetojnë dhe nuk ngurrojnë të ndajnë me fansat momente të përditshmërisë së tyre në rrjete sociale.

Oriola gatuan shpesh për partnerin dhe ai duket se i dashuron gatimet e saj.

Mirëpo, e dini kush e ndihmon herë pas here Oriolën të gatuajë? Pikërisht kunati i saj, vëllai i Erosit.

Duket se dyshja ka një marrëdhënie të shkëlqyer dhe janë bërë shokë shumë të mirë./Kosovarja