Oriola provokon me poza pa sytjena

Oriola Marashi është e njohur për figurën mahnitëse trupore, të cilën nuk heziton ta vë në plan të parë gjatë fotosesioneve të ndryshme.

Modelja, e cila po ndërton edhe karrierë ndërkombëtare, josh me imazhet e saja sa herë që i poston në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Opinion”, ku temë diskutimi ishte “Si po ndryshon bukuria”.

Edhe në emision ajo s’i ka kursyer pozat provokative, e veshur me një kostum solemn të hapur, që vinte në pah linjat e saj trupore.

Në anën tjetër, Oriola edhe këtë vit po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me brende të njohura të modës jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.