Oriola pushime me të dashurin, ndan foton romantike me Erosin

Oriola Marashi ka nisur pushimet me të dashurin e saj, Eros Grezda.

Çifti ka zgjedhur të pushojë në një nga resortet luksoze të Turqisë.

Ndonëse u përfolën për një ndarje mes tyre, duket se dyshja po jeton ditë plot dashuri përkrah njëri-tjetrit.

Së fundmi, Oriola ka publikuar një foto në Instagram, në të cilën shfaqet e shtrirë në rërë.

Bukuroshja ka pozuar pa sytjena dhe ka mbuluar gjoksin vetëm me një gjethe.

E mesa duket ka qenë i dashuri që i ka bërë foton seksi partneres së tij, që tanimë njihet për poza sensuale.

Ndërsa në një foto tjetër bukuroshja ka pozuar së bashku me futbollisit nën dritën e hënës.