Osmani dhe Kurti e vazhdojnë afrinë, dalin bashkë nëpër aktivitete

Ajo vazhdon të jetë kryeparlamentare, e ai më s’është kryeministër.

Madje as deputet, por veç kryetar partie.

Por, Vjosa Osmani e Albin Kurti u bënë sërish bashkë, në një ngjarje, të enjten, sikur ndodhi disa herë gjatë kohës kur ky i fundit ishte shef fuqiplotë dhe në detyrë i qeverisë.

Arsye e këtij re-unioni ishte një organizim i bërë me delegatët, që para 30 vjetëve nënshkruan deklaratën e 2 Korrikut, njofton Klan Kosova.

Në Vetëvendosje e pranuan se ata iniciuan këtë ngjarje dhe se Osmani u ftua nga Kurti.

Liderë tjerë institucional nuk u preferuan të thirren.

As pasardhësin e Kurtit, të cilin ky vetë e kishte shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit.

Kronikë nga Arbëresha Shpati.