Osmani i reagon Daçiqit: Të hënën i premtojnë SHBA-së, të martën nisin kampanjën kundër Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi ky i fundit falënderoi sot Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës.

Sot, Daçiq e falënderon Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës.

Prit një minut.

A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet.

Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: Të hënën, ata i premtojnë SHBA-së që të ndalin kampanjën.

Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Derisa në anën tjetër, emisari i SHBA-së Richard Grenell konfirmoi se më 27 qershor do të rinis dialogu Kosovë – Serbi dhe se shteti serb është pajtuar që ta ndalojë fushatën kundër Kosovës./Indeksonline