Osmani: Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë, do luftojmë pa kompromis korrupsionin

Kandidati për kryeminisët nga Vetëvendsoje, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani kanë mbajtur një konferencë për media.

Osmani thotë se mandati i fituar nuk është për hakmarrje dhe se korrupsioni do luftohet pa kompromis.

“Sot Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë.

Duke qëndruar këtu jemi të vetëdijshëm për besimin që na e keni dhënë.

Përgjegjësia është edhe nder i madh, e do punojmë për demokracinë.

Ky nuk është mandat për hakmarrje.

Do luftojmë pa kompromis korrupsionin.

Zëri juaj do jetë zëri ynë.

Fitorja e sotme plebishitare është përgjigjie për ata që nuk besonin.

Qytetarët e bën të ditur se e ndëshkojnë keq qeverisjen.

Sot fillon puna për ndryshimin dhe luftimin e pandemisë”, deklaroi Osmani në konferencë për media./blic